Qeveria shqiptare njofton se pas një pune të gjatë përgatitore sot nisi ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, që është më i madh i energjisë diellore në rajon, me kapacitet 140 MGW në një sipërfaqe 120 hektarë.
Kryeministri Edi Rama tha se në bashkëpunim me liderin botëror në sektorin elektroenergjetik, kompaninë franceze Voltalia, ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë.
Por shefi i kompanisë nuk ishte i pranishëm.
Arsyeja? Rama tha se humbi avionin. “Shefi nuk është këtu me ne, sepse humbi avionin. Nuk ishe Wizer, por Air France.
Dhe janë të gjithë avionët sot në Europë që vonohen dhe axhenda e fluturimeve është në një kaos të vërtetë” tha ai.
Për investimin e ri, Edi Rama zbuloi se dje foli edhe me Presidentin Macron në Samitin e Madridit. “Me Macron folëm edhe për angazhimin e Voltalias, edhe për ditën e sotme, por edhe parkun e Spitallës”.
Lavdet nuk munguan edhe për Braçen. “Më vjen mirë që këtu mbaron edhe tensioni i Erion Braçes për këtë vepër.
Erioni meriton të gjithë respektin dhe falënderimet, për këmbënguljen dhe ndihmën që ka dhënë për ta lehtësuar” tha ai.