-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rasti Xhaçka, pse e kap ligji i konfliktit të interesit?

Kryesoret

Nga Zef Preçi

Ne ndihme te debatit publik mbi konfliktin e interesave.

C’FARE ESHTE KONFLIKTI I INTERESAVE DHE NDALIMET LIGJORE NE MENYRE EKSPLICITE?

Duke qene se 15 vjet me pare, me mbeshtetjen financiare te USAID, Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike (ACER) ka asistuar ILDKPI ne pergatitjen e Manualit Nr.2: “MANUAL MBI PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË PROKURIMET PUBLIKE”, perfitoj nga rasti per nje sqarim modest. Ne kete dokument qe eshte fuqi ne zbatim te ligjit perkates dhe gjendet lehtesisht ne faqen e Web-it te ILDPI (https://www.ildkpki.al/gloolsys/2018/12/manual-pki-nr.2-.pdf), saktesisht ne faqe 37-39 jepen disa sqarime thelbesore.

Keshtu sqarohet se cilet jane “personat e lidhur”, si dhe rastet e ndalimeve absolute, (“ndalim i natyrës absolute”; i referohet ndalimeve që burojnë nga funksioni i zyrtarit, pikat 1, 2 dhe 6 të nenit 21 të ligjit PKI). Gjithashtu, aty sqarohet edhe se cfare konsiderohet kontrate publike (shih pika e citimit ketu me poshte).

Me kete rast shpreh keqardhjen per pozicionin juridik aspak te volitshem te ministres se jashtme ne lidhje me rastin ne fjale per te cilin me sa duket maxhoranca do ta refuzoje shqyrtimin formal te kerkeses se opozites per lejimin e percjelljes ne Gjykaten Kushtetuese te ketij rasti te denje per studentet e Fakultetit Juridik.

_______________________________________________________

Citim:

“Personat e lidhur me zyrtarin janë bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit dhe bashkëshortit/es”.

Ne vijim po citoj permbledhjen perkatese qe gjendet ne fq 39:

Në përfundim të analizës së mësipërme, mund të thuhet se elementet kryesore të ndalimit të natyrës absolute janë:

1. ky lloj ndalimi lidhet me funksionin e zyrtarit dhe zbatohet për kategorinë e zyrtarëve të institucioneve qendrore të administratës publike

2. ndalimi është i një natyre absolute, për faktin se nuk lidhet me vendimmarrjen konkrete të zyrtarit në lidhjen e një kontrate publike, por lidhet vetëm me ushtrimin nga ana e tij të funksionit publik sipas kategorive të përshkruara më sipër

3. ndalimi absolut në lidhjen e kontratave për këto kategori zyrtarësh, shtrihet në të gjithë territorin e RSH, për të gjitha institucionet publike

4. kontrata publike konsiderohen prokurimi, ankandi, koncesioni dhe në këtë kuptim, zyrtarët e nivelit të lartë, ndaj të cilëve aplikohet ndalimi absolut në lidhjen e kontratave, nuk mund të përfitojnë në asnjë nga këto raste

5. ndalimet për zyrtarët e nivelit të lartë, në të njëjtën mënyrë dhe në po atë masë, aplikohen edhe për personat e lidhur me zyrtarin (bashkëshorti/ja, fëmijët madhorë dhe prindërit e zyrtarit dhe bashkëshortit/es. Këto përfundime janë të vlefshme për të gjitha kategoritë e zyrtarëve që trajtohen në këtë kapitull, pra për:

1. zyrtarët e nivelit të lartë të institucioneve qendrore

2. zyrtarët e zgjedhur dhe ata të nivelit të lartë të organeve të pushtetit vendor

3. zyrtarët, anëtarë të organeve të Autoriteteve Rregullatore

4. personat e lidhur me zyrtarët e kategorive të mësipërme, në kuptim të nenit 24 të ligjit PKI

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit