-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Kosova do t’ia dalë të integrohet në institucionet euroatlantike

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, me rastin e 2 korrikut, kur në vitin 1990 Kosova miratoi Deklaratën Kushtetuese, shprehet se është i bindur se burrat dhe gratë e saj do t’ia dalin që vendi të integrohet në institucionet euroatlantike.

“32 vjet më parë, gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Një ditë e madhe, një ditë e bekuar për shqiptarët në të dyja anët e kufirit.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës, është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për Republikë dhe Pavarësi drejtuar nga Ibrahim Rugova dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008.

Kosova ka ditur ndër shekuj të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar në historinë e saj.

Sot, ndërsa Kosova përgatitet për të hedhur hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian, kam bindjen se me të njëjtin përshkushtim dhe angazhim që luftuan për pavarësi, burrat dhe gratë, lidershipi i saj politik, do t’ia dalin të bëjnë realitet anëtarësimin në institucionet euroatlantike, vendin që ëndërruan ata që punuan dhe dhanë jetën për të”, shkruan Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit