Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për CNN ka akuzuar Serbinë se po ecën me dy rrugë.
Serbia po përdor edhe Moskën edhe Bashkimin Evropian, tha Osmani.
Osmani foli edhe për njohjen njohjen reciproke Kosovë-Serbi.
Ajo ka thënë se sa më shpejt Serbia kuptojë këtë, aq më mirë do të jetë për palët dhe në përgjithësi për rajonin.
Gjithashtu Osmani theksoi se NATO do të jetë më e fuqishme me vende si Kosova.
“Njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe Serbia sa më shpejt që e kupton këtë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, do të jetë më e mirë për ta, marrëdhëniet tona dhe paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon. NATO do të jetë më e fuqishme vetëm me vende sikurse Kosova, e cila beson në të njëjta vlera dhe dëshiron të kontribuojë. Kjo është edhe arsyeja pse ne i kemi vendosur menjëherë sanksionet Rusisë pas invazionit në Ukrainë”, ka thënë Osmani.