Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi tentoi të aksidentonte me makinë ish-bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ishte kërcënuar disa herë dhe ishte me urdhër mbrojte.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Rakip Mecaj, 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.