-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç i bindur: Ballkani i Hapur është e ardhmja

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nuk tërhiqet nga ideja që edhe Podgorica duhet të bashkohet me nismën e Ballkanit të Hapur. Ai u shpreh në forumin e “The Economist” se është pro çdo iniciative rajonale që u jep mundësinë shteteve ballkanike që të punojnë së bashku.

“Ballkani i Hapur e ka zhvendosur perspektivën nga e kaluara drejt së ardhmes nga nacionalizmi tek ekonomia dhe progresi për mua dhe qeverinë time është e pranueshme. Në këtë pikëpamje nuk ka ndonje rënësi sesi emërtohen iniciativat rajonale. Ato e bëjnë procesin e integrimit europian që të ecë më shpejt. Nëse kjo iniciativë përdoret për diçka tjetër që është jashtë axhendës europiane ne nuk do të jemi në bord”.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për të neutralizuar ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që Bashkimi Europian të forcojë ndikimin e tij pozitiv.

Ai theksoi se 30 vjet më parë vendet e Ballkanit Perëndimor ishin në një situatë të ngjashme si Ukraina dhe se kishin nevojë për mbështetjen e plotë të partnerëve të tyre perëndimorë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor sigurisht që është Bashkimi Europian dhe drejt këtij qëllimi, ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit, një fillim i ri, një fillim nga kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe ai kishte besim të madh në udhëheqjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit