-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen virusi, mjekët flasin për “5pyetjet.al”: Rrezik! Mos shkoni pa maskë në protestë

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Shifrat e infektimeve nga koronavirusi po rriten në mënyrë të frikshme. Sot janë regjistruar gati një mijë të infektuar dhe dy humbje jete. Këto shifra nuk ishin parë prej shumë muajsh në Shqipëri, por duket se tmerri po kthehet.

Përballë kësaj situate, ku masat janë liruar duke u hequr plotësisht dhe numri i turistëve sa vjen e rritet, frika shtohet kur mendon që pas dy ditësh në Tiranë, kryetari i PD-së Sali Berisha ka thirrur protestë kundër qeverisë për rritjen e çmimeve.

Mjeku Infeksionist, Pëllumb Pipero i kontaktuar nga “5pyetjet.al” renditi arsyet se përse kemi një rritje të fortë të numrit të rasteve me COVID në muajin e fundit.

Janë disa arsye që kemi rritje të rasteve. Së pari, në qarkullim është një variant i ri i Omicron, që një muaj më parë filluan në Afrikë dhe erdhën në Europë dhe janë përhapur. Një tjetër arsye është shkujdesja dhe mos vendosja e maskave në ambientet spitalore.

Së treti mendoj që duke qenë se është rritur numri i qarkullimit të qytetarëve, pushimet, deti, mali, trageti plotë, kjo ka rritur ekspozimin. Ne dhe bota jemi larg nivelit të vaksinimit 70%, që nuk është as 60% deri tani.

Një tjetër arsye është neglizhimi për të bërë dozën e tretë të vaksinës. Vaksinim plus ekspozim nuk është arritur 70% e nivelit të imunitetit. Një tjetër arsye është që këto pandemi zgjasin 3-4 vite” tha ai.

Por a duhet të rikthen masat shtrënguese? “Masat, përjashtuar maskën dhe jo në mjedise të hapura, nuk ishin zgjidhje, por zgjedhje e përkohshme për të shmangur ngarkesën në spitale.

Tani që njohim më mirë virusin dhe vaksinën e kemi, duhet më pak më shumë kujdes. Në institucionet shtetërore duhet të mbahet maska. Në avionë apo tragete për mendimin tim duhet të mbahen maskat. Por unë jam kundër rikthimit të masave shtrënguese ekstreme” tha ai.

Protesta? “Në opinionin tim mjediset ku grumbullohen shumë njerëz dhe rrinë afër njëri tjetrit dhe pa maska, mundësia e ekspozimit është shumë e madhe. Ata që e organizojnë duhet ta kenë në konsideratë, si për numrin e pjesëmarrësve.

Nëse do të ishte për mua, do u thosha të mos shkonin në protestë pa maskë. Sinqerisht do ua rekomandoja të vendosim maskë. Të shkojnë në protestë, por të vendosin maskë” tha ai.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shikon rrezik përhapje infeksioni nga protesta. “Ka rrezik për përhapjen e infeksionit. Këto janë gjërat kryesore. Nga fillimi i pandemisë dhe deri sot masat më efikase këto kanë qenë, jo tubime, shmangia e grumbullimeve, mbajtja e maskës dhe higjiena” tha ai te “5pyetjet.al”.

Por si paraqitet situata me rastet e fundit? “Burimet njerëzore, aparaturat dhe personeli nuk janë as në minimum në shfrytëzim. Kemi vetëm 23-24 të shtruar në spitale. Për fat të mirë infektimet nuk janë të përkthyer në të sëmurë rëndë. Në këto momente flasim për një popullsi të imunizuar. Janë shumë faktorë të ndryshëm. Kjo është një periudhë që ka ardhur atipike” tha ai.

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë më tej se nuk ka rrugë tjetër veç mbajtjes së maskës për të shmangur rrezikun nga grumbullimi në protestë. “Përveç maskës për mua asgjë tjetër se edhe po të duan ta bëjnë ndryshe, nuk e bëjnë. Nuk bëjnë dot me mënyrë të tjera. Minimalisht mbajtja e maskës do të ishte ideale. Ky variant që po qarkullon nuk shkon në pneumoni dhe kjo është gjë e mirë. Nëse e kalojnë rrisin imunitetin këto momente.

Por kujdesi duhet, sa më pak ngarkesë virale, aq më mirë është. Çfarë shoh, shkon 4-5 ditë me 38 e gjysmë temperaturë, por ngelet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe personat ngelen pak pozitivë më gjatë krahasuar me variantet e mëparshme” tha ai te “5pyetjet.al”. Prandaj kujdes, nëse shkoni në protestë mos harroni maskën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit