Djali i të forti të Peqinit, Fatos Gosës është tentuar të rrëmbehet nga tre persona të maskuar.
Tre të maskuarit kanë përdorur një makinë tip Benz dhe kanë ndaluar të miturin në qendër të Peqinit. Ata e kanë tërhequr nga krahu dhe kanë tentuar ta fusin në makinë.
Për fat djali ka bërë rezistencë dhe ka mundur të shpëtojë.
Emri i Fatos Gosës u rishfaq në skenë pas daljes në dosjen e Nuredin Dumanit. Aktualisht Tos Gosa, 54 vjeç është nën masën arrest me burg, i akuzuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi.