Qeveria vendosi sot që të miratonte një vendim për shtimin e 30 punonjësve për Ministrinë e Brendshme që drejtohet nga Bledi Çuçi. Shtesa do të bëhet për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
VENDIMI
NJË SHTESË NË NUMRIN E PUNONJËSVE ORGANIKË TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR VITIN 2022
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Numri i punonjësve organikë të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2022, shtohet me 30 (tridhjetë) veta, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe numri i përgjithshëm i sistemit të ministrisë bëhet 15 141 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e një) punonjës.
2. Numri i punonjësve rezervë të buxhetit pakësohet me 30 (tridhjetë) veta dhe numri i përgjithshëm i punonjësve rezervë mbetet 10 (dhjetë) veta.
3. Ngarkohet Ministria e Brendshme të depozitojë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve shtesë, sipas këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.