Kryetari i PD-së në Korçë, Devis Osmani ka njoftuar se rreth 580 korçarë pritet të vijnë për protestën e Berishës.
Ai është shprehur se janë angazhuar të gjitha strukturat e degës se PD në qytetin e Korçës dhe njësitë administrative të kësaj bashkie si dhe forumi i gruas dhe i të rinjve.
Protestuesit do të udhëtojnë drejt Tiranës me mjete private.
Sipas Osmanit kjo po ndodh sepse shoqëritë e transporteve janë venë nën presion për penalitete deri në heqje licence, nëse do të transportojnë protestues ditën e tubimit të thirrur nga PD.









