-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finlanda dhe Suedia drejt NATO-s, Kuvendi miraton propozimin e socialistëve

Kryesoret

Kuvendi ka futur në rendin e ditës së seancës së sotme plenare diskutimin dhe më pas ratifikimin e me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kërkesa u bë në Kuvend nga Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve. Kërkesa e socialistëve u miratua edhe me dakordësinë e demokratëve.

Kujtojmë se 2 ditë më parë ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Aleancës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde.

Javën e kaluar në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë. Dje u nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit, duke shënuar fillimin e procesit të ratifikimit. Tashmë Protokollet e Anëtarësimit duhet të ratifikohen nga 30 vendet anëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit