Grupi parlamentari i PD-së, Enkelejd Alibeaj në Kuvend i ka kërkuar Lindita Nikollës të mos shtyjmë të mocionin për debat për dënimin e rezolutës së Srebrenicës.
“‘Që në datën 27 maj kemi paraqitur një projekt rezolutë lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nën frymën e ruajtjes së vlerave kryesore të individit të ndëshkimit me vullnet politik i të gjithë agresorëve besoj se është një detyrim që mos e shtyni dhe zvarrisni atë rezolutë që kemi kërkuar. Sot ne do të shqyrtojmë dhe një projekt rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e kemi detyrim po rajonin, ashtu siç kemi detyrim për rastin e Srebrenicës e kemi detyrim edhe për vëllezërit tanë të Kosovës. Është e njëjta situatë dhe i njëjti agresor dhe se kuptoj zvarritjen tuaj për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë,’ tha Alibeaj.
Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Ndërkohë të njëjtën ankesë paraqiti dhe deputeti Tritan Shehu.









