-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flasin protestuesit e parë të Berishës: Kemi besim te Saliu, fajin e ka Luli dhe Edi

Kryesoret

Në orën 19:00 Sali Berisha do të nisë tubimin në Tiranë. Protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë. Nga rrethet vijojnë që të vijnë qytetarë dhe militantë.

Zyra e shtypit të PD-së dhe drejtuesit e degëve kanë dhënë shifra të ndryshme, por gjithçka mbetet për t’u parë në orën 19:00. Por çfarë kërkojnë qytetarët dhe përse i janë bashkuar protestës?

“I bashkohem protestës sepse Rama është një vrasës serial për shqiptarët. Na ka çuar në fund fare. Unë si pensionist do jem në ballë fare. Le të më arrestojë se e ka zanat ai që i arreston.

 Për arsye ekonomike do protestoj. Sepse Rama është vrasës serial. Nëse ka njeri në botë që është vrasës serial është Edi Rama i pari” tha një qytetar nga Elbasani.

“Halli i madh e çon këtë popull që të marrë këtë rrugë, këtë mundim. Çdo qeveri pas 8 viteve duhet të lëshojë radhën.

Edhe si demokrat nuk u mërzita shumë kur ndodhi kjo sepse thashë mos na bëjnë gjë tjetër. Ne as turku e serbi nuk na i kanë bërë këto gjëra. Me na marrë inteligjencën intelektuale.

Kam dalë pardje nga spitali, jam bërë operim. Nuk jam në gjendje për protesta. Jam bërë operim, nuk jam në gjendje për protestë, por të paktën të shkoj e të them se çfarë po i bëjnë këtij populli. Popullit ia ka çuar lakun në fyt.

Fajin e kanë demokratët. Demokratët kanë ikur, fajin e ka Lulzim Basha që ka lënë 36 bashki në duart të socialistëve. Edhe të majtët duhet të çohen në protestë”, tha jnë tjetër qytetar nga Shkodra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit