-sidi education-spot_img
27.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kultivonin hashash në Himarë, arrestohen babë e bir

Kryesoret

Babë e bir janë arrestuar nga policia këtë të enjte, në Himarë për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vilza”.

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë babë e bir, si autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vilza”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

-Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.

Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit A. Sh dhe Xh. Sh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit