Ministrja për Sipërmarrjen Edona Bilali sulmoi opozitën në seancën e sotme plenare. Me një fjalor, jo të zakontë, ministrja e cilësoi fjalorin e opozitës, si gjuhë rruge.
“Në këtë sallë shoh përditë si çdo herë e më shumë, niveli i diskutimit ka rënë më keq se kafeneja, ose rruga, ku pak më vonë shumë prej jush do i bashkohen. Ne do zgjedhim të vijojmë punën se atë dimë të bëjmë” tha ajo.
Deklarata solli reagimin e opozitës në sallë, që e kundërshtoi nga vendi.









