Kuvendi ka miratuar këtë të enjte projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Në votim kanë marrë pjesë 113, të cilët kanë votuar të gjithë pro.
“Projekt rezolutë për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë, 113 vota pro”, tha Nikolla.
Ndërkohë Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.









