-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenocidi serb, Berisha: Vuçiç e ka vendin në Hagë, kjo qeveri po e mbron

Kryesoret

Në seancën ku pritet të dënohet gjenocidi i Serbisë në Srebrenicë, Sali Berisha u shpreh se duhet të dënohet edhe gjenocidi serb në Kosovë. Berisha theksoi se Vuçiç e ka vendin në Hagë, por mbrohet nga kjo qeveri.

“Vuçiç ka deklaruar se për çdo serb të vrarë do të ekzekutohen 100 myslimanë. Vuçiç ka vetëm një vend, Haga. Ju jo vetëm që nuk guxoni të kërkoni dërgimin e tij në Hagë, por bëni gjithçka për ta mbuluar.

Sa ju nderon ju kjo, pse bëni strucin ju? Çfarë ju shtyn ju të mos jeni të hapur dhe ta dënoni me gjithë shpirt këtë masakër? Çfarë ju shtyn ju të fusni një frazë, e cila është një aktakuzë shumë e rëndë për ju dhe Ramën, ku flisni për vrasje në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë. Nuk keni qenë në gjendje të perifrazoni as rezolutën e Parlamentit Europian”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit