Luçiano Boçi ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit përjashtimin e Taulant Ballës për fyerje ndaj Beërishës dhe Shehut.
“Të përjashtohet Balla për gjuhë fyese ndaj zotit Shehu dhe zotit Berisha. Nuk mund të vazhdohet me dy standarde”, tha Boçi.
Ndërkohë, Balla reagoi duke ripërsëritur se Shehi ka qenë drejtor i Kompanisë Shqiponja, që sipas tij i ka shitur naftë Serbisë gjatë luftës në Bosnje. “Unë mbaj çdo përgjegjësi për çdo interpretim. Le të thotë zoti Shehi që nuk ka qenë drejtor i kompanisë Shqiponja dhe zotëria që foli nuk ka qenë pronar i vërtetë i kompanisë shqiponja”, tha Balla.
Pjesa nga debati
Balla: Drejtori i Shqiponjës ulu
Nikolla: Ka të drejtë për replikë
Balla: Replika është deformimi i thelbit të çështjes. Mund ta konsideroni fjalën gjatë orës së grupit. Së pari mosha duhet të jetë pjekuri për të mos gënjyer se nuk ke kohë. Në rezolutën e PE ka këtë titull, në përkujtimin e Srebrenicës. The se nuk e keni titullin njësoj.









