Një shqiptar ka masakruar me thikën gruan e tij italiane në mes të autobusit në La Spezias.
Pas sulmit nga bashkëshorti, gruaja u shtrua në spital me plagë të thella, veçanërisht në gjoks dhe kokë, dhe po i nënshtrohet një operacioni.
Ndërkaq, shqiptari ka tentuar të arratisej, por u kap nga policia pranë derës së së pallati. Gruaja e tij është italiane ndërsa autori është me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat italiane.
Nga rindërtimi i skenës së plagosjes duket se shqiptari ka ndjekur gruan e tij në rrugë duke e goditur me thikë në kokë dhe gjoks, teksa ajo ka hipur në një autobus për t’i shpëtuar kthetrave të të shoqit. Por shqiptari e tërhoqi më pas zvarrë duke e goditur me thikë.