Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha organizoi protestën masive me sloganin “Shqipëria në rrezik”. Ajo ishte një nga protestat më masive të organizuara ndonjëherë në vendin tonë.
Qindra mbështetës, qytetarë e demokratë iu bashkuan kësaj protesta e cila zgjati rreth 120 minuta. Kjo ishte protesta e parë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD.
Protesta nuk pati incidente dhe as përplasje, ajo ishte paqësorë. Mësohet se për këtë gjë janë organizuar mbi 200 persona nga PD-ja, si “PMT”, Persona për Menaxhimin e Turmës.