Një pallat 8 katesh, ende në proces ndërtimi në Vlorës është sekuestruar pasi leja është e falsifikuar.
Dy vëllezërit, Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj nisën ndërtimet e godinës në tokën që kishin në pronësi, por ende nuk dihet sesi mund të falsifikonin dokumentet. Ata janë shpallur në kërkim për Pastrim të produkteve të veprës penale”, ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘shkatërrim të pronës’.
Nga ana tjetër mësohet se denoncimin për ta e ka bërë një i afërm i tyre, shtetasi J.M.