-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ai ka pistoletë! Spiuni i çon policinë në shtëpi të riut në Tiranë

Kryesoret

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për armëmbajtje pa leje. “Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5., operacioni policor i koduar “Room”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Me armë zjarri në banesë, vihet në pranga 33-vjeçari.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë,  një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. S., 33 vjeç, banues në Zall-Mner, Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. S., në rrugën “Fan Noli”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit