-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjithçka me koncesion! Pas Butrintit, Rama jep Amfiteatrin e Durrësit

Kryesoret

Qeveria shqiptare po zhvesh shtetin duke dhënë gjithçka me koncesion. Syri i është vendosur trashëgimisë kulturore. Pas Parkut të Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, qeveria ka bërë gati planin e ndërhyrjes edhe në zonat arkeologjike të Durrësit.

Argumenti? Gjenerimi i të ardhurave. Qeveria ka vendosur ta japë me koncesion deri në 15 vite. Plani i Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike të Durrësit, i financuar nga Fondacioni ShqiptaroAmerikan për Zhvillim, AADF, ka një afat kohor që nis nga 5 deri në 15 vite.

“Sipas rregulloreve, PMI-ja është jo më pak se pesë vjet, por për PMI-në kjo është përpunuar me një afat kohor shtatëvjeçar. Pesë vjet afatshkurtër plus dy vjet shtesë për projekte në periudhën afatmesme.

Për të ndjekur vizionin siç përshkruhet, periudha afatgjatë është përtej PMI-së nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet”, thuhet në draftin e qeverisë.

Relacioni shoqërohet nga një plan biznesi për pasuritë arkeologjike të Durrësit.

Në draft thuhet se ndonëse mund të tingëllojë si kontradiktë ndërthurja e biznesit me kulturën, kjo është metoda më e sigurt për të realizuar ruajtjen dhe mbrojtjen e ndjeshme të pasurive kulturore arkeologjike dhe arkitektonike të qytetit.

PLANI

Projekte afatgjata (9-15 vite)

j) Parku Nënujor Arkeologjik i Durrësit

k) Muzeu i Luftës së Dytë Botërore

l) Gërmimet e ardhshme arkeologjike

m) Zgjerimi i siteve arkeologjike Detaje të projekteve afatshkurtra (5-vjeçare)

Projektet e mbrojtjes, të cilat do të zbatohen gjatë periudhës 5-vjeçare të kësaj PMI-je, kanë të bëjnë kryesisht me asetet arkeologjike të Durrësit dhe një projekt të lidhur me krijimin e disa Itinerareve Urbane, të cilat kanë për qëllim lidhjen e këtyre siteve me zona të tjera të qytetit. Ruajtja dhe paraqitja e amfiteatrit Amfiteatri është një pjesë thelbësore e qytetit të Durrësit, sepse konsiderohet si një ikonë në qendër të qytetit.

Potenciali i tij i pashfrytëzuar buron nga gërmimet e mëtejshme arkeologjike, përmirësimi i paraqitjes dhe ruajtjes, dhe ripërdorimi dhe vlerësimi si një vend i mundshëm ku mund të organizohen evente të ndryshme kulturore. Vënia në jetë e këtij projekti të rëndësishëm do të përmirësonte në mënyrë të ndjeshme paraqitjen urbane, tërheqjen e vizitorëve dhe do shndërrohet në një burim krenarie për komunitetin. Gjithashtu, mund të bëhet dhe një atraksion turistik në rang botëror.

KONSTATIME DHE REKOMANDIME:

– Zhvillimi i fundit urbanistik i karakterizuar nga ndërtimi i ndërtesave të larta krijon një ndikim të madh në gëzimin e monumenteve: në të vërtetë, pamjet përreth ulin nivelin e perceptimit të vlerës arkeologjike. Ky efekt rritet edhe nga shtëpitë e ndërtuara mbi strukturat e saj lindore. Dëmet e dukshme kanë ardhur nga shkaqe të ndryshme: përdorimi i spola-së (ripërdorimi i materialeve të ndërtesa antike), tërmetet e periudhave të ndryshme, faktorë erozivë pas zbulimit arkeologjik, etj.

– Konservimi strukturor është thelbësor për strukturat kryesore, ndërsa ato dytësore kërkojnë ndërhyrje në stabilizim, në veçanti Kisha Bizantine ku disa pjesë të absidës po bien. Shtëpitë e ndërtuara në strukturat lindore u prekën nga tërmeti i vitit 2019 dhe sipas një projekt në vazhdim parashikohet prishja e tyre.

– Ndërhyrjet restauruese duhet të kryhen në mozaikun e kishës, në mënyrë që të hiqet lagështira, pasi tesserae (copat e mozaikut) janë në gjendje të degraduar. Ndërhyrjet e restaurimit duhet të kryhen edhe në shkallare.

– Sa i përket paraqitjes, Amfiteatri ka nevojë për gërmime dhe ndërhyrje pasuese të restaurimit; vendet që do të gërmohen mund të jenë shkallarja, si dhe galeritë e mbuluara për t’i hapur ato dhe për të përmirësuar cilësinë e vizitave.

– Aksesueshmëria për këmbësorët është e mirë nga hyrja në anën perëndimore përmes mureve të fortifikimit, por nga zona qendrore e Durrësit është e kufizuar nga parkimet kaotike të parkimit, informacionet që mungojnë dhe shtigjet e paplanifikuara urbane.

– Valorizimi i monumentit duhet të përfshijë masat e peizazhit për të zbutur pamjet sa më shumë që të jetë e mundur. – Potenciali që lidhet me atraksionet turistike është i lartë, por mund të përmirësohet nga një projekt shtesë për tunelin ekzistues që do të përdoret për të lidhur Amfiteatrin me sheshin Liria – zonën qendrore të qytetit.

Katër lloje të ndryshme ndërhyrjesh do të ndërmerren, ashtu si është shpjeguar më poshtë:

1. Ruajtja, Paraqitja dhe Interpretimi

2. Investigimi, eksplorimi dhe mundësitë (siç shpjegohet më poshtë)

3. Valorizimi/Ripërdorimi si një hapësirë për organizimin e eventeve kulturore të ndryshme.

Ndërhyrjet e ruajtjes dhe interpretimit duhet të realizohen gjatë shpronësimeve dhe shembjeve të kryera nga qeveria e Shqipërisë të strukturave mbi amfiteatër. Kjo do të mundësojë kryerjen e gërmimeve. Rekomandohen llojet e gërmimeve të listuara më poshtë:

1) gërmime të lidhura me aktivitetet të ruajtjes dhe para qitjes;

2) gërmime të kufizuara të lidhura me aktivitetet e valorizimit;

3) gërmime të lidhura me zona të identifikuara nga projekti i TID-it;

4) gërmime të lidhura me kërkimet arkeologjike.

FAZAT E GËRMIMEVE ARKEOLOGJIKE

Kostot për gërmimet e fazës së parë dhe të dytë janë të përfshira në projektin e PMI-së, në seksionin e kostove, si janë të përshkruara më sipër. Për fazat 3, 4 dhe 5, kostot e gërmimeve, mund të mbulohen duke favorizuar marrëveshjet me institutet e gërmimit për fushata gërmimi. Kostot e masave të ruajtjes, interpretimit dhe të paraqitjes në zonat shtesë të gërmuara janë si më poshtë:

Ka një sere projektesh që janë akoma duke u zbatuar dhe kanë në fokus të tyre Amfiteatrin, të promovuar nga aktorë të ndryshëm dhe nga burime të ndryshme financimi: MK me fondet e veta dhe fondet Evropiane, AADF sërish me fondet e veta dhe në partneritet me MK-në. Midis të gjithë këtyre projekteve, vetëm projekti i identifikuar në këtë PMI, merret me monumentin në vetvete.

Kohështrirja e projekteve të ndryshme dhe të veprimtarive të cilat merren në mënyrë direkte ose indirekte me monumentin në vetvete: Konservimi dhe paraqitja e Forumit Bizantin/ Banjave Romake Roli i këtij projekti brenda PMI-së është thelbësor, pasi ai ka potencialin e krijimit të një lidhjeje fizike dhe konceptual ndërmjet komunitetit vendor dhe historisë së tij, duke krijuar një park arkeologjik në zemër të qytetit, për banorët dhe për vizitorët.

Në të njëjtën kohë, ky projekt zgjeron konsistencën e dukshme dhe të përdorshme të zonave të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, për nga vlerat e tij të domethënies, integritetit dhe autenticitetit. Projekti ka si fokus kryesor bashkimin e dy zonave arkeologjike, të Forumit Bizantin dhe të Termave (banjave) Romake, të cilat janë asete të rëndësishme të Durrësit, por megjithatë janë të mbyllura, të fshehura dhe të nënvlerësuara.

Dy zonat janë aktualisht të ndara nga një rrip toke, i pagërmuar, aty ku ndodhet rruga. Katër lloje të ndryshme veprimesh do të ndërmerren si janë të listuara më poshtë:

1. Ruajtja, Interpretimi dhe Paraqitja

2. Planifikimi për gërmimet arkeologjike

3. Valorizimi për evente kulturore të vogla.

4. Masa ligjore të ndërmarra për të marrë një pjesë të tokës, veri-lindje të zonës së interesit, për t’u inkorporuar brenda parkut dhe të gërmohet nga arkeologët, duke pasur parasysh potencialin e tij për sa i përket kuptueshmërisë së unifikuar të qarkut antik urban.

Veprime të tjera ligjore do të kenë të bëjnë me menaxhimin e një aktiviteti të caktuar të dhënë nga bashkia; zona në jug-perëndim të këtij siti do të përfshihet në këtë park dhe do të gërmohet nga arkeologët.

Zona e projektit, e cila i përfshin të dyja, si Forumin Bizanti, ashtu dhe Termat (Banjat) Romake, përfshin 4 sektorë të ndryshëm:

1. Forumin Romak,
2. Banjat Termale,
3. Sektorin Lindor dhe
4. Sheshin në perëndim të Pallatit të Kulturës.

Të gjithë këta katër sektorë janë pronë publike, përveç një pjese të vogël të këndit verilindor të Sektorit 3, ku ndodhet një ndërtesë e papërfunduar. Është një projekt kompleks, që përfshin ndërhyrje të disa llojeve dhe zhvillime afatgjata (nga 3/5 deri në 10 vite). Programimi i kërkuar në fazën projektuese të këtij projekti do të japë udhëzime për fazat afatgjata (6 deri në 10 vite), duke specifikuar kohën e fazave të ndryshme, gjë që bën të mundur kryerjen e tyre paralelisht:

• Konsolidimi dhe përmirësimi i zonave arkeologjike, tashmë të gërmuara.

• Shpronësime të mundshme dhe prishje

• Lirimi i tokës, duke përfshirë dhe zbatimin e zëvendësimit, zgjidhje të përkohshme dhe përfundimtare.

• Forcimi dhe zhvillimi i gërmimeve të reja sipas progresit të tyre (parashikuar/përfunduar)

• Duke i mbajtur hapur për publikun e gjerë

Për fazat e gërmimeve në sektorin verilindor dhe atë jugperëndimor, kostot mund të mbulohen duke favorizuar marrëveshjet me institucionet kërkimore për fushatat e gërmimeve. Kostot e masave për ruajtjen, interpretimin dhe paraqitjen në këto zona të tjera të gërmuara vlerësohen si më poshtë: Zhvillimi ekonomik dhe trashëgimia kulturore Zhvillimi ekonomik i Durrësit është kritik pasi siguron një mjet për të mbajtur jetën dhe kështu mbetet thelbësor për zhvillimin. “Shumë prej atyre që kanë më shumë ndikim në atë që ndodh me burimet tona të trashëgimisë – pronarët e pasurive, anëtarët e parlamentit, bankierët, investitorët

-kujdesen për aspektet ekonomike të ndërtesave të trashëgimisë. Shpesh, nëpërmjet derës së ndikimit ekonomik, ata vendimmarrës bëhen avokatë për ruajtjen e trashëgimisë për arsye të tjera, më të rëndësishme” Shfaqen pyetje praktike:

– A duhet që muzeu të përfshijë një kafene me tarracë apo përpjekje të tilla duhet t’u lihen sipërmarrësve vendas ?

– A duhet që menaxhimi të organizojë dhe shesë paketa udhëtimesh turistike, përfshirë eventet në Amfiteatër, apo duhet t’u lihen operatorëve lokalë të udhëtimit? Çfarë duhet të bëjë muzeu nëse mungojnë iniciativa të tilla?

– Deri në ç’masë punonjësit dhe furnitorët duhet të zgjedhin nga komuniteti lokal ose sipas një qasjeje me të thjeshtë konkurruese?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit