Kryetari i Forumit Rinor të PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”,foli mbi gjendjen e opozitës pas protestës së PD-së më 7 korrik.
Këlliçi theksoi se opozita pas protestës është më e forcuar se kurrë. Ai u shpreh se është i surpizuar pasi për 1000 arsye priste më pak njerëz, por niveli aktual i ekonomisë ka bërë që masa të jetë kaq e lartë.
Një ndër problemet kryesore sipas Këlliçit është shpopullimi madh që po ndodh në vendin tonë.
“Një pjesë e madhe duan të shpenzojnë kohën me familjen, ka pasur 1000 arsye për të pasur një pjesëmarrje më të ulët. Nga ana politike nuk i kemi lënë rehat demokratët. Treguesi më i fortë i kësaj proteste ishte Tirana. Ishte një protestë për të parë se në çfarë pike ndodhet shoqëria. Ne nuk kishim më shumë se 1 vit, që nuk kishim dalë në protestë. Mijëra qytetarë me 260 lekë litri i naftës e kishin të pamundur të vinin. Kjo ishte një shenjë, ka pasur një etje të madhe se kjo popull ka një nevojë për një opozitë. Një ndër problematikat më të mëdha ka qenë shpopullimi. Të rinjtë kanë qenë një akses. Shprehja më e dhimshme që kam dëgjuar, ka qenë “Fëmij kemi fëmij nuk kemi”,tha Këlliçi.
Këlliçi theksoi se protesa ishte e qetë dhe plot me mesazhe. Pyetur lidhur me deklaratën e Berishës i cili theksoi se Ramën tashmë e ka armik, anëtari i kryesisë tha se është e vërtetë.
“Ne nuk jemi njëlloj, dalja në masë pa thyer një xham, pa pasur një mini-incident, dhe ato persona që kanë tentuar të shkaktojnë dhunë janë larguar nga PD-ja. Ishte një protestë që kishte shumë ngjyra, dhe mesazhe. Pjesa ekonomike sigurisht ishte pjesa ekonomike, arsyeja kryesore që njerëzit dolën në protestë ishin rrija e lartë e çmimeve. Berisha ka koherencë, deklarata e tij është e vërtetë. Ai dhe PD e konsiderojnë armik. Ne kemi provuar në të gjitha mënyrat dhe nuk ka funksionuar. Ky kryeministër ushtron më shumë pushtet se vetë Ramiz Alija. Ai kontrollon mediat, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Raportet botërore e tregojnë këtë. Berisha bëri thirrje që të hapen negociatat. Edi Rama është më pak i interesuar, sepse nuk bën dot korrupsion. Situata nuk është më te 6 marsi, sondazhi ka evoluar. Diferenca mes Edi Ramës dhe Sali Berishës është shumë e ngushtë. Këtë radhë kemi të bëjmë me një opozitë të vërtetë. Do ketë protesta masive duke nisur nga shtatori”, tha Këlliçi.