-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me armë në Maserati, zbardhen detaje të reja nga arrestimi në Vlorë

Kryesoret

Policia ka zbardhur versionin zyrtar të aksionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Nga detajet e reja mësohet se kanë qenë 2 vëllezër nga Tepelena që janë prangosur, njëri prej tyre për ermë mbajtje pa leje dhe tjetri për mos kallëzim krimi.

Aksioni është zhvilluar në sheshin “Pavarësia 3”, ku i riu 23 vjeç ka qenë në makinë së bashku me vëllain e tij dhe një tjetër familjarë. Ata nuk i ndaluan patrullës së policisë dhe kjo fundit në bashkëpunimi e FNSH i kanë ndjekur dhe gjatë kontrollit kanë zbuluar armën që ndodhej në makinë.

“– Joni Sadikaj, 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– Ergest Sina , 31 vjeç dhe Indrit Sina, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit