-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skifterët” shqiptarë bënë namin në Spanjë, zbulohet skema si vidheshin vilat luksoze

Kryesoret

Një grup me hajdutë të sofistikuar nga Shqipëria, Austria dhe Greqia është goditur nga policia spanjolle pasi vodhën disa vila tepër luksoze në Murcias.

Para se të kryenin vjedhjet ata kishin vizituar më parë këto shtëpi  për të zbuluar masat e sigurisë në dispozicion, kushtet e aksesit dhe opsionet e rrugëve të arratisjes.

Për të hyrë në shtëpi ata ngjisnin muret rrethuese si ‘mace’ dhe me anë të një mjeti (kaçavidë, kanaçe) hapnin dyert apo dritaret”, sqarojnë autoritetet.

Disa dëshmitar kanë parë  praninë e dy makinave, ndërsa treguan: Njëra prej tyre ishte një Audi A3 e bardhë; tjetra, A6 gri me një zhurmë karakteristike të motorit kur përshpejton.

Midis janarit dhe qershorit, grupi dukej se nuk ishte në aksion, por hetuesit e Rajonit dhe Malaga nuk i pushuan hetimet dhe deri në qershor, ata i kishin atribuuar rrjetit të hajdutëve të vilave luksoze 15 grabitje me forcë të kryera në rajon (në Murcia dhe Kartagjenë); Alicante (në Pilar de la Horadada) dhe Malaga (në Costa del Sol).

Duket se anëtarët e grupit në Shqipëri kishin planifikuar të ktheheshin në Spanjë, ku edhe nisën aksionin e tyre për grabitjen e vilave luksoze, shkruajnë mediat e huaja.

“Ata filluan të merrnin makina me qira dhe nisën të interesoheshin për shtëpitë. Blenë veshje shumë prej të cilave me ngjyrë të zezë, doreza, kapele, të gjitha këto në mes të qershorit”, sqarojnë autoritetet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit