Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Petrit Kodrën dhe Julian Subashin, të arrestuar për vjedhjen e një sasie karburanti në Vorë.
Sipas Prokurorisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Julian Subashi ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit Petrit Kodra.
Ky i fundit ishte në dijeni që karburanti ishte i vjedhur.