Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur këtë të martë në një takim kryetarët e degëve të Tiranës.
Në fjalën e tij, ai tha se Rama është armik i votës së shqiptarëve dhe ai është rrezik për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.
“Rama tentoi të vendosë nën kontroll opozitën. Armik i votës së shqiptarëve
Përpjekje më antidemokratike, më primitive, më të turpshme, u bënë që të vendosnin nën kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare, që ta mbajnë këtë opozitë në një vegël të qeverisë. Të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve. Të një njeriu i cili, pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetet e shqiptarëve dhe votat e tyre, vendosi të fshijë pluralizmin nga harta politike e vendit.
I them këto që ju duhet të qartësoni çdo demokrat, demokrate dhe çfarë rreziku ekzistencial për liritë e qytetarëve dhe demokracinë e Shqipërisë përbën Edi Rama. Dhe çfarë prove e madhe na pret ne. A do të vazhdojmë ne t’i lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë të shkelë mbi ato arritje, me aq sakrifica të shqiptarëve në këto 30 vite dhe të na kthejë në kohërat e etërve të tij? A do të pranojmë ne këtë gradualitet që na solli ne deri këtu? Gjer në këtë shkallë, se ai pasi rrëmbeu votën donte të asgjësonte pluralizmin dhe ka një vit që bën lojën e turpshme, primitive, me pseudo-opozitën”, tha Berisha.