Shtëllungat e tymit kanë pushtuar mesditën e sotme qytetin e Kavajës. Ish-fabrika e qelqit u përfshi nga flakët dhe vazhdon që të digjet.
Shkak është bërë një qytetar që u ka vënë zjarrin mbeturinave pranë dhe më pas flakët pushtuan godinën.
Zjarri rrezikon edhe godinat ngjitur, por zjarrfikësja po vijon betejën me flakët..