-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzim me tenderët, naftën dhe ndërtimet, shtyhet gjyqi për Fatos Tushen

Kryesoret

Ditën e sotme duhet të mbahej seanca për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushen, por seanca e shty.

Kjo erdhi si shkak i mos përfaqësimit të Tushes nga avokati, pasi prej ditësh këta të fundit kanë bojkotuar seancat në shenjë proteste për hartën e re gyjqësore.

Gjyqi i radhës i ish-kryebashkiakut do të mbahet në datë 27 korrik ora 10:30. Prokuroria kërkoi shpalljen e tij fajtor për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me një tender për kanal vaditës dhe kërkoi dënimin e tij me 3.4 vite burg.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami.

Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin. Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit