Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debati në nisje të seancës dëgjimore për hartën e re gjyqësore, që Dhoma e Avokatisë, opozita dhe organizata të tjera e kundërshtojnë.
Debati në komision
Dhurata Çupi: Do të bënim gabim të madh nëse e politizojmë, edhe deputetët e majtë jashtë kamerave kanë të njëjtin shqetësim edhe pse nuk mund ta shprehin. Kryeministri dhe ministri i Drejtësisë kanë deklaruar se harta do të miratohet.
Fatmir Xhafaj: Meqë zonja Çupi ka kishte lexuar mendimet, ndoshta është e tepërt për të bërë një debat këtu, por ajo që dua të them është që ne nuk jemi këtu vetëm se e ka kërkuar opozita, për të qenë korrekt. Do të ishte në korrektesën e opozitës ta theksonte këtë. Nëse ju kujtohet kur zonja kryetare e KLGJ-së, paraqiti raportin, i thamë nuk do të diskutojmë për hartën për të bërë një seancë të dytë dhe unë për këtë jam këtu, për të vazhduar atë seancë.
Nuk duhet trajtuar si rrjedhojë e kërkesës së opozitës, por vazhdim i debatit të nisur në komision për raportin vjetor për KLGJ-në. Do të ishte mirë të dëgjonim KLGJ-në para Avokatëve, palët e interesuara. Duhet të dëgjojmë edhe ministrin, pavarësisht përjashtimit që kërkoi opozita, besoj se ishte politike. Sepse harta është bashkë-propozim. Duhet të dëgjojmë qeverinë për kostot, mundësitë dhe elementë të tjerë.
Gazment Bardhi: M’u duk se po dëgjoja veten.
Klotilda Bushka: Zoti Bardhi mund ta mbyllni tani?
Gazment Bardhi: A ta mbaroj?
Klotilda Bushka: Po mbaroje pra.
Gazment Bardhi: Po mos bëj replika.
Gazment Bardhi: Qetësohu Pandi. Merre me qetësi. KLGJ të na bindë që ky nuk është projekt i Edi Ramës, por analizë dhe studim i tyre. Nëse është vullnet politik i Ramës nuk kanë cfarë bëjnë këtu asnjë nga këta por të vijë këtu Rama t’i dalë për zot kësaj katrahure.
Klotilda Bushka: Zoti Bardhi, kryeministri nuk do të dëgjojë cfarë thoni ju.