-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mungon fuqia punëtore”, PD: Rama e ka zhytur ekonominë në mjerim

Kryesoret

Pas raportit të “Doing Businness”, që zbret me një pikë vendin tonë sipas pritshmërive të investitorëve, ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike, ku sipas tyre ky raport jep një pamje të errët të treguesve të situatës ekonomike në Shqipëri.

PD-ja është shprehur se treguesit e Doing Businness edhe për këtë vit tregojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama.

Deklarata e plotë: 

“Doing Businness”, në raportin për vitin 2022, jep një pamje të errët të treguesve të situatës ekonomike në Shqipëri.

Realizuar nga FIA, Shoqata e Investitorëve të Huaj, raporti e zbret me një pikë vendin tonë sipas pritshmërive të investitorëve.

Shumë më e zymtë gjendja paraqitet sa i takon gjyqësorit. Por, as transparenca e qeverisë nuk është më mirë.

Secili tregues shënon 33 dhe 34 pikë, përkatësisht.

Raporti nuk harron pa shprehur shqetësime dhe për monopolet, ato të cilat Partia Demokratike i denoncon me një emër tjetër, oligarkët.

Investitorët e huaj theksojnë një tjetër pikë shqetësuese: mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe kjo ka qenë një këmbanë konstante alarmi e Partisë Demokratike, dhe lidhet me shpopullimin e vendit.

Situata e klimës së biznesit, edhe pse ka një rritje me 1 pikë nga vitit 2019, është ende ekstremisht e pafavorshme, sepse shënon 40 pikë nga 100 të mundshme.

Edhe pritshmëritë e investitorëve të huaj për klimën e biznesit janë të ulta, me një rënie prej 1 pike, pra 44 pikë.

Ata tregues ku ka patur një rritje të lehtë me vetëm 1 pikë, sipas raportit, kanë të bëjnë me çlirimin psikologjik që ka sjellë dalja nga pandemia.

Treguesit e Doing Businness edhe për këtë vit tregojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama.

Fakti që këta tregues përputhen me paralajmërimet e Partisë Demokratike nuk na gëzon aspak. Ajo që ne theksojmë është se, kur Shqipëria është në rrezik, duhet larguar rreziku, jo të largohet populli nga vendi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit