-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg asnjë fjalë për bazë në Durrës, Rama: Flotë detare e fjalës së fundit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili vlerësoi rolin e Shqipërisë në aleancë.

Shqipëria është një aleate e vlerësuar. Në samitin e NATO-s në Madrid morëm vendim thelbësore për të forcuar aleancën, një koncept të ri strategjik dhe luftën në Ukrainë.

Faleminderit për kontributin e Shqipërisë” tha ai, por nuk përmendi në asnjë fjalë projektin e propozuar nga Shqipëria për një bazë të NATO-s në portin e ri të Durrësit.

Kreu i qeverisë shqiptare projektin për bazën e la në fund të fjalës ku tha se i kishte prezantuar ambicien shefit të NATO-s dhe disa fjalë i kishte sërish për Serbinë.

Rama kërkoi që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen dhe shtroi nevojën e një dialogu të përhershëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Serbinë.

Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej të parave për të ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ne duhet të vazhdojmë bashkëbisedimin për situatën dhe detyrimet në Ballkan për të parandaluar cdo përshkallëzim dhe parandalojmë që cdo ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë. Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë për paqen rajonale, pajtimit dhe stabilitetit.

Ne besojmë se është e rëndësishme që të vijojmë një dialog me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë, që nuk është pjesë e aleancës sonë, por është pjesë e rajonit tonë. Pata shansin t’ju them atë që thash në Samit, nevojën për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqen. Në kohët që jetojmë në vështrimin tim është e mençur.

E vlerësoj disponilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për të prezantua ambicien tonë për të shtuar një vlerë tjetër në logjistikën e aleancës sonë duke vendosur në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit, që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtohen, por mund të ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat” tha Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit