-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shootgan, silenciatorë dhe targa të huaja, kush janë dy “të fortët” e Tiranës?

Kryesoret

Krisjen Gjini dhe Franceska Kolgjegja janë arrestuar në Tiranë për arsenal armësh në shtëpi.

Policia gjatë inspektimit ka sekuestruar 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Krisjen Gjini 25 vjeç dhe Franceska Kolgjegja 22 vjeçe, aktualisht banues me qira, në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Krisjen Gjini të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 armë zjarri pistoleta, 2 armë zjarri automatike, 4 silenciatorë, 7 maska, 2 radio si ato të Policisë, një thikë, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, fishekë të kalibrave të ndryshëm, dorashka, krehra, dokumente të dyshuara të flasifikuara, targa të huaja dhe 2 automjetet që përdornin shtetasit e arrestuar. ” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit