Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokonoshi ka denoncuar në polici se është dhunuar nga Dritan Stërkaj.
Mësohet se Stërkaj, i cili zotëron një resort në Divjakë është nipi i deputetit socialist Paulin Stërkaj.
Dyshohet se konflikti mes Kokonoshit dhe Stërkaj ka nisur për shkak të disa taksave që ky i fundit duhet të paguante kundrejt Bashkisë Divjakë.