Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të enjte në Durrës, ku 18-vjeçari Anri Kashiku pa hezituar u fut mes dallgëve në det dhe ndihmoi vëllanë dhe mikun, por valët e përpinë duke e mbytur.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me ngjarjen.
Reagimi i Berishës:
Një hero i vërtetë!
Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.
Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb