Ish-kryeministri Sali Berisha tha se qeveria e Ramës vepron vetëm për interesat e veta dhe jo për interesat e qytetarëve.
Në një takim me fermerët e Belshit, Berisha tha se çmimi i energjisë është rritur ndërsa theksoi se edhe çmimi i ujit duhet të përgjysmohet.
Po ashtu Berisha theksoi se bordet e ngritura nga qeveria e Ramës për të cilin tha se i lëvizin çmimet sipas qejfit për të përfituar oligarkët.
“Rama ka rritur çmimin e energjisë, ai nuk e shikon fare interesin e qytetarëve. Pastaj çmimi i ujit, çmimi i ujit duhet të përgjysmohet. Pra gjërat nuk janë në interesin e qytetarëve dhe problematikave të tyre, por në konceptin e bordeve komuniste, vendosi bordet, rrisin çmimet sipas dëshirës së qeverisë dhe oligarkëve të saj,” tha Berisha.