-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borell: Shqipëria u shënjestrua nga një sulm kibernetik

Kryesoret

Sot në Bruksel po zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Shqipëria vend kandidat prej 2014 sot është ulur për të nisur negociatat e anëtarësimit për të kaluar tashmë në kapitujt hap pas hapi për plotësimin e detyrave të shtëpisë për të hyrë në familjen e madhe. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borell tha se me Ballkanin në BE, unioni do të quhet i plotësuar. Ai u ndal te ndihma që do të përfitojë Shqipëria. Borell komentoi edhe sulmin kibernetik mbi faqet e shërbimeve publike.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, BE-në dhe rajonin. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE-së mbi punën e rëndësishme të viteve të mëparshme, duke përmirësuar edhe standardin e BE-së duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Shqipëria do të mbështet nga BE për t’u përballur nga ndikimet armiqësore të vendeve të treta dhe për të ngritur qëndrueshmërinë e vet. E dimë sa e vështirë ka qenë përballja me pasojat e luftës për çmimet e energjisë dhe ushqimeve. Disa ditë më parë qeveria shqiptare u shënjestrua nga një sulm i madh kibernetik, një veprim për t’u përballur me këtë rrezik me partnerët tanë, veçanërisht ata që janë shumë afër nesh në cështjen e politikës së jashtme. Shqipëria ka qenë një zë moderues duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit