Tish Pali është pronari i lokalit, që u masakrua me plumba gjatë ditës së djeshme në Shkodër.
Autori është ende i panjohur dhe në kërkim, por pronari i lokalit nuk është një emër i padëgjuar për uniformat blu.
Pali është arrestuar më herët në 2 mars të 2021 për shkak se u kap nga polica me 160 kg kanabis dhe bashkë me të u shoqëruan në komisariat dhe 6 persona ë tjerë.
Mes të arrestuarve ishte dhe efektivi Kujtim Çuni. Droga e sekuestruar po transportohej me një autoambulancë të qendrës spitalore të Vaut të Dejës, me drejtim Malin e Zi.