Një polici në Kukës, është arrestuar pasi ka tentuar të fuste në burg 20 doza me kanabis.
Kukdesi Mulaj 47 vjeç me detyrë në regjimin e brendshëm, në IEVP Kukës, i është gjetur poshtë çorapes një paketë e mbështetje e cila mbante drogë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “Futja dhe posedimi i sendeve të ndaluara në IEVP”.
Ka dyshime që lënda narkotike të ishte porositur nga një i dënuar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa autoritetet oo hetojnë nëse ka patur raste të mëparshme të veprimeve të tilla nga ana e punonjësit të policisë.