Mes 14 të arrestuarve në Shkodër është edhe ish-shefi i rendit në Policinë e Shkodrës, Sajmir Rrustemi.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe Xhavit Isufi, specialist i rendit pranë Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.
1. Kryekomisar S.R., 41 vjeç, i punësuar pranë D.V.P Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
2. R.P., 38 vjeç, me detyrë Jurist pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;
3. R.K., 36 vjeç, me detyrë Specialist Finance pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
4. M.I., 66 vjeç, me detyrë Inxhinier/Mekanik pranë sektorit të Autotransportit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
5. A.H., 38 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e IT-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;
6. L.U., 37 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit Logjistik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;
7. N/Komisar XH.I., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Rendit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim;
8. B.M., 38 vjeç, aktualisht me detyrë Specialist pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër (ish punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në pozicionin e Specialistit të Prokurimeve), i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim;
9. A.B., 27 vjeç, i dyshuar për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur të caktojë masën e sigurimit personal, “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 5 punonjësve:
10. K.T., 54 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
11. P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
12. P.P., 55 vjeç, me detyrë Specialist në Sektorin e Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
13. V.XH., 60 vjeç, me detyrë Specialist pranë Sektorit të Financës në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
14. A.B, 34 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim.