Selim Ahmati, 39 vjeç, kërkohet nga policia e Britanisë së madhe pasi të dielën ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.
Policia britanike e ka cilësuar si tejet të rrezikshëm personin në fjalë. Mësohet se ai është një person me trup mesatar dhe frekuentonte shpesh lokalet e basteve.
“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet të afrohet, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.