Seanca e sotme plenare ishte e mbushur me debate, akuza, fyerje dhe ofendime mes deputëtve të shumicës dhe opozitës, fatkeqësisht në disa momente edhe në sytë e disa fëmijëve të një kopshti në Tiranë që në kuadër të një aktiviteti vizituan parlamentin.
Debatet ishin të forta. Dominoi “rrebeshi” i akuzave mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Kryeministri paralajmëroi shpalljen “non grata” nga Britania pas SHBA-së për kryetarin e PD-së, duke e detyruar Berishën që të ngrihet për të replikuar, por Lindita Nikolla s’i dha fjalën. Lideri historik i së djathtës u shfryu duke “shpërthyer” pa mikrofon kundër rivalit politik.
Në këtë moment, ndërhyn nga vendi Tomor Alizoti që i jep kohën e tij.
Por disa minuta më pas, Enkelejd Alibeajt shkoi me “vrap” te Alizoti dhe me një ton të fortë duke i kërkuar llogari, duket se kritikat dhe kundërshtia shkonte për veprimin e tij që i hapi rrugën ish-kryeministrit duke i dhënë fjalën.
Në skenë doli edhe Lulzim Basha që u rikthye pas disa seancave për të folur. Sapo doli në foltore, Edi Rama s’e mbajti dot të qeshurën.