Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Rreth orës 14:00, i shoqëruar nga një tjetër person, ai ngjiti shkallës e SPAK-ut.
Koment nuk pranoi që të bënte për mediat dhe arsyet se përse është thirrur ende nuk dihen.
Ajo që dihet është që Dritan Leli shkoi në SPAK vetëm 4 orë pasi Edi Rama, sot nga Pogradeci e sulmoi për menaxhimin e bashkisë së qytetit bregdetar.
“Kemi bashki si Vlora, që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtë nga qeveria, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë.
Nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë në mëngjes, drekë dhe darkë” tha Rama.