-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Normalizohet situata e zjarreve, por këto janë dy vatrat më problematike

Kryesoret

Dita e djeshme ka qenë më e qetë krahasuar me një ditë më parë sa i përket situatës së zjarreve në të gjithë territorin e vendit.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë shuar 11 vatra zjarri. Vatrat e neutralizuara janë në: Lekbibaj të Tropojës, në Maqellarë të Dibrës, në pyllin e Ballollit, Poliçan, në fshatin Qesarat, Livadhja, në fshatin Gjeç Fushë, bashkia Vorë si dhe në fshatin Allkaj, bashkia Lushnjë, në Kodër Arapaj në Durrës.

Po ashtu ka ende dy vatra të tjera problematike.

Aktualisht janë nën monitorim 2 vatra zjarri në: fshatin Mash të Tropojës dhe në fshatin Shetaj të Durrësit, ku zjarri ka intensitet të ulët dhe pa rrezik për banesat. Në fshatin Bërzanë në bashkinë Lezhë operacioni nisi që prej orëve të para të mëngjesit dhe aktualisht është arritur izolimi i vatrës dhe po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin,” ka njoftuar Bici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit