Grupi i mediave Hysenbelliu, i është kundërpërgjigjur drejtorit të Doganave, Gent Gazhelit duke e sulmuar për shpenzimet marramendëse të gruas së tij.
Eda Gazheli nuk ka nguruar që të ndaj jetën e saj luksoze me ndjekësit në rrjete sociale, por mesa duket nuk ka menduar se kjo do të ishte një sulm për punën e bashkëshortit të saj.
“Gruaja, e cila jep “leksione” se si duhet bërë gazetaria, kur bashkëshorti i saj ndodhet përballë fakteve të pakundërshtueshme, bën një jetë vanitoze mes veshjeve nga markat më të shtrenjta, udhëtimeve në vendet më luksoze dhe pushimeve në resorte të huaja ku kushton mbi 2200 euro nata,” shkruan Panorama.

“Siç shihet në fotot e mëposhtme ajo mban veshur një pallto të markës Max Mara me vlerë rreth 3.500 dollarë.” ka shtuar media.