-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha fut në rreth të kuq Ballukun: Iku një super hajdut, kthehet “Miss Hajnia”

Kryesoret

“Miss Hajnia”. Kështu e cilësoi sot Sali Berisha, Belinda Ballukun, e cila përpos ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës do të mbajë edhe postin e zv/ kryeministres, pas shkarkimit të Arben Ahmetajt.

“Ajo ka një meritë të vetme: ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki me Edi Ramën gjer më sot. Belinda Balluku është autorja, drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të 10 apo 12-fishta në krahasim me standardin evropian. Ajo shpenzon në luksin e zyrë së saj 200 mijë euro. Po kjo është vetëm kafeja e Belinda Ballukut.

Në ministrinë e saj dhe ndërmarrjet që varen prej saj, i dëgjuat kërcënimet energjetike të Edi Ramës.  Qytetarët duhet ta dinë se kanë bërë 60 shitje e blerje ditore, njësoj si zarfet për pensionistët e djegësave, edhe këta me tendera ditorë kanë bërë blerje 2 apo 3-fish më shumë se bursa. Vetëm që të ndajnë para me njëri-tjetrin. Nuk është e rastit që ikën një superhajdut dhe kthehet miss Hajnia në zëvendësimin e tij” tha ai.

Ish-kryeministri kishte një paralajmërim edhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës. “Erion Veliaj, bëhu gati se do përballesh me të gjithë forcën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, shumë shpejt. Mund ta trysnosh SPAK-un, por uraganin gjigant të protestës shqiptare prite se po të vjen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit