Pas shefit të kabinetit, Edmond Panariti një tjetër këshilltar që shërbeu në Presidencën e Ilir Metës ka dhënë dorëheqjen. Ai është Ylli Asllani.
Përmes një letër drejtuar kreut të ri të shtetit, Bajram Begaj, Asllani ka paraqitur dorëheqjen e tij.
“Sot në ditën tuaj të parë në detyrë dua t’ju paraqes dorëheqjen time nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Qeverisjen Vendore.
Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me respektin personal ndaj jush por reflekton formimin dhe standardin tim rreth marrëdhënieve institucionale në rrethana dhe kushte të reja.
Suksese. Me respekt Ylli Asllani”, thuhet në dokumentin dërguar presidentit të ri Bajram Begajt.
Edmond Panariti u zëvendësua nga Eduard Seitaj, tani priten emrat e rinj.