-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria, shtet artificial”! PD kërkesë urgjente: Qeveria të japë shpjegime për Hodgesin

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar një interpelancë urgjente me ministren e Kulturës Elva Margariti në lidhje më skandalin e Butrintit pas daljes së videos, ku Richard Hodges që është në krye të fondacionit që do të menaxhojë këtë pasuri e quan Shqipërinë një “shtet artificial dhe Butrintin grek”.

“Kërkesë për interpelancë urgjente me ministren e kulturës Elva Margariti. Deklarimet anti-shqiptare dhe anti-kombëtare të Richard Hodges përbëjnë një skandal të rëndë, në kushtet kur ai është ngarkuar me detyrën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, që mishërohet par excellence në Parkun Kombëtar të Butrintit. Procedura e përzgjedhjes së këtij “eksperti ndërkombëtar”, i cili e konsideron atdheun tonë një vend artificial dhe Butrintin si një zonë greke, të grabitur nga shqiptarët, mbeten shumë të dyshimta dhe kërkojnë sqarime të menjëhershme.

Është detyra e Ministrisë së Kulturës t’u shpjegojë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që miratuan para pak ditësh një marrëveshje të posaçme me këtë Fondacion, dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë se si mundet një njeri i tillë të mbrojë pasuritë dhe trashëgiminë kulturore të tyre.

Kuvendi do mblidhet me siguri për të votuar ndryshimet e qeverisë por nuk mund të ketë çështje më të rëndësishme se kjo. Si deputet jemi votuar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe është e papranueshme për ne që një anti shqiptar të promovohet duke i lënë në duar Butrintin” mbyllet kërkesa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit