-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të enjten shkarkohet Ahemtaj! Alibeaj kërkesë Kuvendit: Dua debat për lëvizjet në qeveri

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt i ka drejtuar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për debat në seancën e së enjtes ku është parashikuar votimi i ministrave të rinj, pas shkarkimit të Arben Ahmetajt. Këtë, thotë deputeti i PD-së, e parashikon Kushtetuta, por pritet për t’u parë përgjigja e Lindita Nikollës.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së kam paraqitur pranë Kuvendit kërkesën për debat në seancën plenare të së enjtes, ku do të votohet për ndryshimet e fundit në qeveri.

Siç ndodh rëndom në të gjjtha rastet kur i duhet të përballet me faktet, Edi Rama udhëron votimin pa debat. Edhe pse është e shkruar qartë në nenin 110 të Rregullores që sanksionon se Kuvendi ia nënshtron debatit parlamentar përbërjen e qeverisë. “Asnjë deputeti, – thotë neni 46 i Rregullores, “që dëshiron të diskutojë për një cështje të rendit të ditës, nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës. “

Është e qartë se kreu i qeverisë dhe marionetat me të cilat ai lëviz fijet e pushtetit i tremben debatit, përballjes me faktet dhe të vërtetën.

Është po kaq e qartë se Edi Rama dhe makiazhi i qeverisë së tij nuk bindin më askënd në Shqipëri. Madje as me besnikët e tij. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që në këtë krizë të thellë që ka përfshirë Shqipërinë në vend të përballjes me faktet, me problemet dhe hallet e përditshme, shqiptarëve u ofrohen debate shterpë që i interesojnë vetëm klaneve të etura për pushtet brenda PS-së.

Ndryshimet e qeverisë të shpallura në twitter, betejat e brendshme në kupolën drejtuese të PS-së për të përfituar dhe abuzuar në kurriz të shqiptarëve janë dhe mbeten mënyra që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar vëmendjen nga vetja.

Ai është përgjegjës kryesor i varfërisë së shkaktuar nga korrupsioni, i vjedhjes galopante që ka zbrazur xhepat e qytetarëve. Për këtë ai përdor çdo mënyrë për të shmangur debatin publik, përballjen me faktet dhe të vërtetën që shqiptarët e kuptojnë çdo ditë e më shumë” shkruan ai.

Ditën e enjte në 17:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për lëvizjet në qeveri, shkarkimet dhe emërimet e reja.

Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv/ kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin, ndërsa vendin e tij si numri dy i qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Edi Rama shkarkoi edhe kryenegociatorin Zef Mazi duke emëruar ministre shteti dhe kryenegociatore Majlinda Dhukën, sipas tij një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit